Një studim i ri nga hetuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit në Brigham and Ëomen’s Hospital në Boston, Massachusetts, SHBA, ka zbuluar se ngrënia vonë gjatë natës rrit urinë, redukton djegien e kalorive dhe është në të vërtetë në gjendje të ndryshojë metabolizmin e të rriturve që janë mbipeshë ose obezë, duke rritur yndyrën e trupit tonë.
Rreth 42 për qind e të rriturve në SHBA konsiderohen të jenë obezë dhe, si rezultat, të rrezikuar nga sëmundje kronike si diabeti, kanceri.
Në një raport të publikuar në maj të këtij viti, OBSH zbuloi se mbipesha po shkakton 200,000 raste kanceri dhe 1.2 milionë vdekje çdo vit vetëm në Evropë.
Në mbarë botën, rreth 650 milionë të rritur vlerësohet të jenë obezë, shkruan Euronews.
Ka shumë dieta që rekomandojnë agjërimin pas orës 18 ose 19, por deri më tani efektet e të ngrënit vonë në mbrëmje nuk ishin konfirmuar.
Ndërkohë shkencëtarët tani ngrënia e vonë e ushqimit ndikon në oreksin tonë, shpenzimin tonë të energjisë dhe indin tonë yndyror.