Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mëngjesin e sotëm.
Mësohet se ai është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”
Për këtë çështje Mediu është akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Marrja në pyetje e Mediut, vjen pasi SPAK i drejtoi kërkesë Kuvendit, ku Mediu thirrej për t’u marrë në pyetje.
Pasi qëndroi në organin e akuzës për mbi një orë e gjysmë, Mediu nuk dha detaje për dëshminë.
U thirrja për një hetim që është në interes të SPAK. Do ruaj konfidencën e dëshmisë. U thirra si deklarues.