Sejko: Të gatshëm të ndërhyjmë për të garantuar stabilitetin e çmimeve
Gjatë një takimi me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të FMN-së, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko diskutoi lidhur me situatën ekonomike globale, por dhe indikatorët ekonomikë ne vendin tone.
Sejko theksoi se Banka Qendrore ka vijuar procesin e normalizimit të politikës monetare, për kontrollin e presioneve inflacionit.
“Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare”, ka thënë Gent Sejko.
Gjatë takimit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko nënvizoi se pavarësisht indikatorëve aktualë, ekonomia shqiptare do të bëje hapa rimëkëmbje
“Ambienti i jashtëm vazhdon të mbetet sfidues. Ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje në vitin 2022 e më tej, duke dëshmuar gjerësinë dhe soliditetin e burimeve të rritjes, qëndrueshmërinë e mbështetjen e sektorit financiar, si dhe fleksibilitetin e sektorit privat”, është shprehur Sejko.
Sa i përket sistemit bankar, Banka e Shqipërisë thekson se vitet e fundit ky sistem ka patur një konsolidim të mëtejshëm, karakterizuar nga tregues të qëndrueshëm financiarë dhe likuiditet i bollshëm për të mbështetur zhvillimin e vendit./Klan News