Kryebashkiaku Gjici fyhet nga busti i Mbretëreshës në Kukës, bën padi. Policia e heq nga qyteti – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Kryebashkiaku Gjici fyhet nga busti i Mbretëreshës në Kukës, bën padi. Policia e heq nga qyteti

Kukësi i zgjua sot me bustin e mbretëreshës Elisabet, gjë e cila ngjalli mjaft kuriozitet në qytet si edhe në të gjithë vendin.

Lajmi për vendosjen e bustit të mbretëreshës në ditën e varrimit të saj ka pushtuar të gjitha mediat shqipfolëse dhe më gjerë, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryebashkiakut Safet Gjici.

Burime  bëjnë me dije se Gjici ka shkuar në polici dhe ka bërë padi për vendosjen e bustit me argumentin se kjo është fyerje ndaj qytetit.

Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë policia dhe ka hequr bustin nga zona para Pallatit të Kulturës duke e sekuestruar, ndërkohë që ka nisur kërkimi për personat që e kanë vendosur. Dyshohet se busti është vendosur nga “çunat e Londrës” për karshillëk ndaj Hasit, megjithatë pritet që të përfundojë hetimi i policisë.

Duket se vendosja e bustit në Kukës i ka prishur planët Hasit, të cilët e kishin planifikuar më parë./Abcnews

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *