Rritet frika nga vjedhja e të dhënave
Senati Amerikan ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Piter Zatko, ish-shefin e sigurisë së rrjetit social Twitter pasi FBI deklaroi se brenda stafit të kompanisë ishte infiltruar një agjent kinez.
Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe frikë të rrjedhjes së të dhënave tek miliona përdorues duke pasur parasysh edhe kritikat e mëparshme për sigurinë e rrjetit social.
Në dëshminë e tij para komitetit gjyqësor të Senatit Zatko tha se çështjet e sigurisë së Twitter mund të jenë më serioze seç duken.
“Ajo që zbulova kur u bashkova në Twitter ishte se kjo kompani me ndikim jashtëzakonisht të madh ishte mbi një dekadë prapa standardeve të sigurisë në industri. Dështimet e sigurisë kibernetike e bëjnë atë të prekshme ndaj shfrytëzimit, duke shkaktuar dëme të vërteta.”
Ai tha se rrjeti social kishte dyshime mbi vjedhjen e të dhënave të përdoruesve nga Kina dhe se shpesh ka pasur përplasje në kompani mbi diçka të tillë. Ai shpjegoi se kompania krijoi një varësi financiare nga reklamat e shumta Kineze në platformë. Zatko u pushua nga Twitter në Janar të këtij viti.