Në datën 20 shtator 2021 në segmentin rrugor, që të con nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.Myrvet Hakorja tregon, se ka qenë duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij Drita Hakorja. Në momentin që kanë dalë, Myrveti kalon i pari rrugën, pasi do shkonte tek furra e bukës dhe më pas përpiqet të kalojë gruaja e tij. Vendi ku do kalonin, është te mbikalimi, i vetmi vend, për këmbësorët. Në momentin, që do kalonte Myrveti, ka ndaluar një kamion. Po më pas kamioni është nisur dhe Drita, bashkëshortja e tij është aksidentuar. Shoferi ka dalë nga kamioni dhe duke menduar të ndihmonte gruan, bëri gabimin e dytë sipas Myrvetit, pasi duhet ta ngrinte kamionin në krik dhe jo të ikte me indietro. Gruaja dha shpirt në makinë, rrugës për në spital.Myrveti tregon, se ndoqën procedurat ligjore. Kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas. Ekspertiza nxorri viktimën fajtore. Prokuroria kërkoi pushimin e cështjes, por gjykata vendosi për rihetim dhe kryerjen e riekspertizës eksperimentale. Prokuroria e kundërshtoi në apel. Hetimet i drejtoi prokurorja Elsa Miha, ndërsa për ekspertizën auto-teknike u caktua eksperti Arjan Janku. Sipas tij konkluzioni është, që viktima nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit, pasi në atë zonë, shoferi nuk kishte shikueshmëri.
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot ne sjellim një video, që tregon, sesi shitet hashashi brenda ambienteve të shkollave në vend. Ne provojmë të blejmë cigare hashashi në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias dhe gjithcka rezulton shumë e lehtë. Për 5 mijë lekë të vjetra marrim “mallin” dhe dorëzojmë paratë.
Familjarët e të ndjerës Drita Hakorja, që humbi jetën në një aksident pranë QTU-së një vit më parë, nuk ishin dakord me ekspertizën e parë dhe kërkuan riekspertim. Prokuroria caktoi ekspertët Arben Luzi dhe Mark Gjonpalaj, emra të njohur për publikun dhe emisionin “Stop” për shkak të deformimit të një ekspertize të një aksidenti në Lezhë, një rast i transmetuar në dhjetor 2021.Ne i treguam videon e aksidentit ekspertit rrugor Gëzim Hoxha dhe ai tha, se në atë distancë, shoferi ka pasur shikueshmëri për shkak të 5 pasqyrave, por ai ka qenë i pavëmendshëm. Shoferi ka qenë i ndaluar dhe e kishte të lehtë të shihte nga të dy krahët.