U ndërpre energjia elektrike, mjeku përdor baterinë e makinës për të kryer operacionin

Një mjek iu desh të merrte energji nga një makinë elektrike gjatë një operacioni. Kur energjia elektrike u ndërpre, Dr. Christopher Yang nga Teksasi iu desh të anulonte ndërhyrjen për vazektominë ( një procedurë kirurgjikale për sterilizimin e meshkujve ose kontracepsionin e përhershëm) e një pacienti.

Megjithatë, për shkak se kishte marrë tashmë leje nga puna, pacienti nuk donte të anulonte. Papritur, një nga anëtarët e stafit të Dr Yang bëri shaka se kirurgu mund të përdorte makinën e tij të re elektrike si burim energjie. Kështu, ai vendosi pajisjet e tij në baterinë e makinës dhe kreu  procedurën 20-minutëshe.

“Kam kryer atë që ka të ngjarë të jetë vazektomia e parë në botë me energji nga Rivian sot. Energjia në klinikë u ndërpre, pacienti nuk donte ta riprogramonte sepse ai kishte marrë tashmë leje nga puna. Elektrokauteri ishte normal, procedura shkoi mirë”, tha doktori.

Të Fundit