Australi, një person vritet nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake

Një person në Australi ka humbur jetën pasi u sulmua nga një kangur të cilin e mbante si kafshë shtëpiake, thotë policia.

Një i afërm e gjeti 77-vjeçarin me dëmtime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 km në jug të Perthit.

Kur mjekët mbërritën në pronën e të dëmtuarit, kanguri i pengoi ata që të trajtonin të plagosurin.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat se besonin se burri ishte sulmuar nga kanguri një kafshë e egër më herët gjatë ditës.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në dy metra të gjatë.

Por sulmet janë të rralla dhe ky është i pari rast fatal i raportuar në Australi që nga viti 1936.

Kangurët kanë “shumë armë” si dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve.

Problemi me kangurët dhe njerëzit është se ne të dy jemi kafshë të drejtë, qëndrojmë në këmbë dhe një qëndrim i drejtë si ky është një sfidë për kangurin mashkull.

Të Fundit