Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka refuzuar që ta quajë kufi pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Brnabiç këto deklarata i bëri pas kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, ku pritet që sot të qëndrojë në Kosovë e ku do të vizitojë komunat veriore me shumicë serbe.
Derisa gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Brnabiç i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit Albin Kurti i cili tha se Brnabiç mund ta shohë se sa demokratike është Kosova.
“Ai [Kurti], nuk mund të flasë për demokraci kur i ka ndaluar serbëve votimin”, tha Brnabiç. Megjithatë ajo nuk ka treguar se çka do të thotë sipas saj “kompromis në dialog”./klankosova