“Pse më kërcënon, fëmijët, gruan, nënë dhe babën”, zbardhet vendimi i gjykatës për Arsen Muskurtin

Akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës

Pas vetdorëzimit në drejtorin e policisë së Tiranës së bashku më avokatin e tij Arsen Muskurti ka rrëfyer para hetuesive arsyet që e çuan në krimin e rëndë. Klan News ka zbardhur vendimin e gjykatës që la në burg 38-vjeçarin. Ai ka treguar se me vëllain Dritan Muskurti ka pasur përplasje që në vitin 2017, për agjencinë e udhëtimeve. Konflikte të cilat kanë përshkallëzuar më pas. Arsen Muskurti ka rrëfyer se i vëllai nuk pranonte kërkesë llogarie dhe e kishte kërcënuar disa herë.

Madje një rast në 2018 ku ai ka dashur t’a godasë, Arsen Muskurti ka bërë kallëzim në polici. Ndërsa për ditën e ngjarjes autorit i dyshuar tregon ai ka marrë një fletëthirrje nga gjykata ku thuhej se i vëllai dhe kunata kishin marrë urdhër mbrojte. Në nerva e sipër Arsen Muskurti ka marrë pistoletën nga kasaforta në biznesin e tij dhe ka shkuar tek agjencia e udhëtimeve ku ishte i vëllai dhe kunata. 38-vjeçari ka treguar se sapo ka hyrë në biznes ka nxjerrë armën dhe i është drejtuar Dritanit më fjalët “pse më shantazhon mua , fëmijët e mi, nënën dhe babën”. Ai më është përgjigjur me fjalët “dua që ta bëj”.

Pas këtyre fjalëve Arsen Muskurti tregon se ka qëlluar njëherë në drejtim të vëllait dhe më pas nuk e mbante mend se sa herë të tjera e ka shkrepur armën dhe çfarë ka bërë. Avokati pretendon se Arsen Muskurti që prej 2018 merrte mjekim për probleme të shëndetit mendor. Ky fakt është në proces verifikimi nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Klan News

Të Fundit