Dy ekspertët kryesorë të motit në Hungari u pushuan nga puna pasi parashikimi i tyre i gabuar shkaktoi zhurmë politike.Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe e fishekzjarreve në Europë” ishte organizuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, për të festuar Ditën e Shën Stefanit, festë kombëtare në këtë vend.Por 7 orë para se të niste, qeveria e shtyu eventin, duke cituar parashikim ekstrem të motit.Si për ironi, moti ishte i qetë, duke çuar kështu në pushimin nga puna të kreut dhe zëvendësit të tij nga shërbimi meteorologjik.Sipas asaj që shkruan BBC, plot 40 mijë fishekzjarre ishin parashikuar për t’u lëshuar nga 240 pika të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash në lumin Danub, në Budapestin qendror, një shfaqje që zakonisht shihet nga më shumë se 2 milionë njerëz.Qeveria e shtyu eventin për një javë, për shkak të parashikimeve që kishte marrë për mot ekstrem.
- +355 67 220 8888
- [email protected]