Deputeti socialist Erion Braçe po zhvillon sot në Kuvendin e Shqipërisë interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se bujku po “shtrudhet” nga tregtari. Sipas tij, ky i fundit ka fitime marramendëse, ndërsa për bujkun po i ofrohet një pagë minimale dhe nuk kanë para të mbjellin me rritjen ekstreme të produkteve bujqësore.
Ndër të tjera ai solli në vëmendje edhe deklaratën e bërë për lopët, ku thotë se ka rënë numri i tyre.
“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre. Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur. Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel. Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë. Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat. Fillon me “jemi mirë”, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim. Nuk është normale por e jashtëzakonshme. 3% është më pak se inflacioni. U rrit qiraja e tokës. Kostoja e plugimit. U rrit kostoja e ushqimit të bagëtive. Ne e kemi më të lehtë. Hëngrën edhe lopët njëherë. Nuk hëngrën. Kjo është populiste. Nuk është realiste. Lopët kundër elitës që i numëron prapë dhe i subvencionon. Numri është rritur. Tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë. Tani kanë edhe status. I zëvendësojnë në letra me qumësht pluhur dhe vaj palme. Por çfarë rëndësie ka lopët që janë shtuar. Po çmimet janë rritur pra dhe nuk është normale. Është e jashtëzakonshme. Tregtari po merr shumë. Madje dy tre herë më shumë se bujku. Pesë herë më shumë kur bujkut ia shtrin nën kosto. Bujku është populli. Pa çmim duhet ta lërë mallin. Çmimi bëhet me lekët kur t’i marrë te tregtari. Paratë e bujkut i merr prodhues. I merr grumbulluesi. Me tokën e bujkut. Kjo është bujqësia që po vjen. Bujqësia e sipërmarrësve. Kjo nuk është normale. Është e jashtëzakonshme. Kolektivizim e quajti në një kohë tjetër Mehmet Shehu. Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, fermerët po shtrydhen. Ruajtja e autonomisë është betejë. Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist”,-tha Braçe.