“Dixhitalizim i bujqësisë dhe blegtorisë”, ministrja Krifca: Toka që në të dhënat e ministrisë janë të lira, në realitet shfrytëzohen nga privatët

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka folur në Kuvend në lidhje me dixhitalizimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Ajo është shprehur se janë ngritur gjithashtu 24 grupe punë për të verifikuar të dhënat, duke pasur parasysh që në të dhënat e marra nga bashkitë, rezulton se toka të cilat sipas ministrisë ishin të lira, në realitet shfrytëzohen nga privatët.

“Biem dakord që menaxhimi i mirë i tokës bujqësore bëhet me inventarizimi digjitalizim të të dhënave dhe aksesit në të dhëna.

Përqafimi i teknologjisë ka hapur në ministrinë e Bujqësisë një kantier të rëndësishëm për grumbullimin ruajtjen dhe qarkullimin e informacionit. Ky prioritet mbështetet në synimin për rritjen e eksporteve. Po ndërtojmë regjistrin e fermës për herë të parë që tregon inventarin për secilin fermë, me informacione të sakta. me anë të të dhënave identifikojmë tokën, qartësojmë aktivitetin ekonomik të fermës etj.

Kështu mundësohet lidhja e tokës me aktivitetin ekonomik bujqësor.

Po vijojmë me një sistem digjital në funksion të blegtorisë.

Të gjitha këto pamundësojmë abuzimet nga inspektori ushqimor.

Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin për menaxhimin e qendrueshëm të tokës që do të ofrojë të dhëna online për tokën dhe kulturat e përshtatshme për tu mbjellë.

Ofrohet informacione shtesë për fermerët për sipërmarrësit rreth cilësisë së tokës kulturat që mund të mbillen, informacion që do të jetë shtesë.

Kemi kryer 63 përqind të sipërfaqes së tokës në nivel kombëtar.

Ministria e Bujqësisë administron 8 mijë parcela sipërfaqe e cila gjendet në qarqet Berat Elbasan Fier Korçë Vlorë, tokë që i vihet në dispozicion sipërmarrësve në këmbim të qerasë. ministria publikon këtë listë në faqen e ëebit.

Për të administruar tokën bujqësore, po kryhet një program inventarizimi të dimë çfarë kemi ku e çmimi dhe me çfarë parametrash.

Kemi kryqëzuar informacionet për të ardhur nga drejtoritë dhe bashkitë dhe kemi hasur në mospërputhje. Ka toka që ministria i ka të lira por në realitet shfrytëzohen nga privatët.

Janë ngritur 24 grupe të përbashkëta monitorimi që të riverifikohen lista dhe në terren.

Deri tani ka mbaruar verifikimi në 7 qarqe dhe po vijon në qarqe të tjera, brenda vjeshtës do bëjmë publike një platformë të re ku informacioni do jetë i integruar në një hartë dixhitale.

Aktualisht 52 kontrata qiramarrje kur 3 prej tyre për shkelje të kontratës është kërkuar zgjidhje kontrate që janë goditur në gjykatë’, tha ministrja.

Të Fundit