Një grua nga Bolivia derdhi ujë të ngrohtë në organet gjenitale të burrit të saj, pasi dyshonte se kishte ëndërruar një grua tjetër në gjumë.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, në qytetin La Paz të Bolivisë dhe siç ka përmendur bashkëshorti 45-vjeçar në dëshminë e tij, ai ishte në gjumë dhe dyshohet se i ka deklaruar dashurinë një gruaje tjetër në gjumë.
Gruaja ka shkuar në kuzhinë, ka marrë një tenxhere me ujë dhe ia ka hedhur në organet gjenitale të shoqit, duke bërë që ai të shtrohet në spital me djegie të shkallës së dytë, sipas burimeve policore.
Nuk dihet ende nëse burri ka njoftuar policinë, por autoritetet lokale po hetojnë rastin.
Juan José Donere, zëvendësdrejtor i Skuadrës Speciale të Krimit në La Paz, theksoi se nuk ishte hera e parë që 45-vjeçari kishte përjetuar abuzim nga gruaja e tij.
Më herët, gruaja e tij e kishte larë me alkool dhe tentoi t’i vinte flakën.