Në bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se deri në vitin 2025 do të jenë në Shqipëri 3 aeroporte ndërkombëtare.
“Kemi nisur të transformojmë sektorin e aviacionit civil, duke siguruar në fund të vitit 2025 të kemi 3 aeroporte ndërkombëtare. Një prej aeroportet më të mëdha të rajonit është duke u ndërtuar në zonën e Vlorës, në jug të Shqipërisë”, u shpreh ministrja.
Ajo shtoi se aeroporti i Vlorës ka si synim të ofrojë fluturime përtej detit, oqeanit.
Ka nisur edhe projektimi për “Korridorin Blu”, një tjetër projekt me rëndësi.
“Nga ana tjetër kemi nisur projektimin për procedurat e tenderit për “Korridorin Blu”, që lidh Kroacinë me Greqinë, sigurisht duke pasur disa probleme me Malin e Zi se janë pas me programin”, u shpreh Balluku.