E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Ndryshon sërish çmimi, Bordi i Transparencës:Sa do të shitet nafta, benzina, gazi

Në mbledhjen e sotme Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës. Kështu, duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 252 Lekë për litër nga 243 lekë që ishte litri.
Benzina do të shitet me 241 Lekë për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 81 Lekë për litër.

Njoftimi i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑