Denoncimi i radhës në Stop është për shkollën e mesme “Myslym Keta”, në Kombinat.Mirela Xara, thotë se ka një problem me shkollën, ku dikur ka mbaruar gjimnazin. Me këtë identitet Mirela ka përfunduar shkollën e mesme, shkollën e lartë dhe ka edhe gjithë dokumentat e identifikimit. Një ditë Mirela shkon të marrë listën e notave të gjimnazit, pasi kërkon të shkojë në Gjermani, por aty figuron si Mirela Cara. Pra, e njëjta shkollë i ka dhënë kartonin e diplomës dhe listën e notave me dy mbiemra të ndryshëm.Në sekretarinë e shkollës Mirelës i thonë, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, ndaj e nisin në arkivë.Por në arkivë e cojnë sërish në shkollë, pasi arkiva nuk ndërhyn dot në dokumenta.Përgjigja e fundit, që i jep sekretarja e shkollës “Myslym Keta”, është, që të hapë një gjyq.
Në eventin e organizuar nga vëllezërit Prifti për videoklipin e tyre të ri, mori pjesë edhe emisioni “Stop”.Personazhe të ftuar VIP bënë batuta e kënduan këngët e tyre të preferuara për mikrofonin tonë.Irma Libohova, Mariza Ikonomi e shumë personazhe të tjerë ishin disa prej atyre, që u argëtuan në festë e po kështu sjellin argëtim për audiencën e “Stop”.
Mirela Xara nuk ka mundur ta zgjidhë dot problemin e ngatërrimi të mbiemrit të saj në shkollën e mesme “Myslym Keta” në Kombinat. Edhe interesimit të gazetares së emisionit “Stop”,në këtë gjimnaz i japin të njejtën përgjigje “shko në gjyq”. Për këtë rast vemë në dijeni Drejtorine Arsimore Tiranë.
Zyrtari i kësaj strukture, Sulejman Keta, thotë, se gabimet e bëra nga shkolla, nuk mund të korrigjohen pa një vendim gjykate.