Elbasan/ 38-vjeçari i bëri atentat të riut pas sherrit për parakalim me makinë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbej”.

Bëhet me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit, ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë policia.

Autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Autori është një i ri i cili jeton në të njëjtën lagje me Bekteshin. Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një parakalim i bërë 3 javë më parë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar kalimtarët që ndodheshin në rrugë.

Dy të rinjtë janë konfliktuar para disa ditësh me njëri-tjetrin, ndërsa sot njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Një 38-vjeçar i  identifikuar si Ermal Matishi ka qëlluar shtatë herë në lagjen “Skënderbej” në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi.

Gjë e cila ka bërë që autori ti bëj atentatë 30-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT, e cila u gjet disa metra larg vendngjarjes.

Të Fundit