Jemi në Vlorë pasi banorët e rrugës “Hasan Bleta” në zonën e Plazhit të Vjetër, ankohen për rrugën, që po u ndërtohet.Rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njejtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare.
Banorët kërkojnë, që rruga të bëhet brenda standardeve.Ne shohim vetë rrugën dhe në 50 metra distancë janë aplikuar standarde të ndryshme.
Vetë banorët shkojnë në Bashki dhe një inxhinier në zyrën e Urbanistikës i thotë, që Bashkia nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Drejtori i urbanistikës, Jurgen Collaku, ishte në Ministri, por i vënë në dijeni nga gazetarja e “Stop”,tha, se do të interesohet për zbatimin e projektit të rrugës “Hasan Bleta”.