Ish zv. kryeministri Erion Braçe, njëherazi deputet i Partisë Socialiste, ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se në ditët e sotme paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave, prandaj ai ka kërkuar marrjen e masave konkrete.
Braçe tha se kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një.
Shqetësim është aktiviteti i kriptomonedhave, por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të cilësuar. Vetëm dy ditë pas komisionit, u vërtetua me zë dhe figurë që veprimtaria veprohej në mes të Tiranës. E verifikuar dhe çështja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhat. Ne duhet të përballemi jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kriptomonedhave kryhet në call centre në mes të Tiranës, dhe ky është krim