Disa pamje të çuditshme, të kapura nga një kamera sigurie kanë ngjallur sërish debatin në lidhje me ekzistencën e qenieve aliene.
Pamjet janë kapur nga një shtëpi në Misuri, Britani e madhe, dhe tregojnë një dritë të dyshimtë që lëvizte në ajër për rreth një orë. Për rreth 30 minuta, ‘topi i ndritshëm’ lëviz në një drejtim, por pas kësaj periudhe ndryshon drejtim duke lëvizur në krahun e kundërt.
Dhjetëra pamje të tilla publikohen nga amerikanët, që pretendojnë dhe këmbëngulin se janë alien, që fluturojnë me disqet e tyre në planetin tonë.