Policia Rrugore ka gjobitur 148 drejtues automjetesh për shkak të mos respektimit të rregullave të parakalimit.
Policia thotë se pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Ky është një prej rregullave shkelet masivisht nga shoferët sidomos në rrugën Tiranë-Durrës.
Gjatë vrojtimit të policisë, nuk kanë munguar as gjobat për fikjen e automjetit për shkak të mungesës së karburantit.