Ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantoi sot vendimin e ri të qeverisë sa i takon programeve të studimit për Mësuesi.
Ajo pohoi në një deklaratë për mediat se në këto programe do të futen dhe maturantë që kanë mesataren poshtë 7.5, por që në fund do të marrin një profil tjetër, dhe jo të bëhen mësues.
“Mësuesit duhet të jenë më të mirë. Kriteri për ata që duhet të bëhen mësues, është mesatarja 7.5. jo të gjithë ata që vazhdojnë për Gjuhë të Huaja, duan të bëhen mësues, por të bëhen përkthyes.
Ne i japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë me mesataren 6.5 që të hyjnë në këto programe, por do të kenë një numër matrikulimi që mos të vazhdojnë për mësuesi, por për programet e tjera.
Mësuesit do të vazhdojnë të jenë maturantët me mesatare 7.5. Po mendojmë një paketë për reduktimin e tarifave për mësuesi, apo programet e tjera prioritare.
Sistem nuk është në krizë për mësues, pasi po të shikoni renditjen në portalin për Shqipërinë, por në këto programe ka shumë pak regjistrime. Ne nuk kemi pse të penalizojmë maturantët të tjerë, që s’e kanë mesataren 7.5”, tha Kushi.