“Vila luksoze e pishina që nuk i fikin kurrë dritat”, Balluku: Ka familje që harxhojnë 5 mijë kilovator

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku u ndal sërish tek çmimi i energjisë. Duke thënë se kush harxhon më shumë do të paguaj çmim më të lartë energjie, ministrja Balluku theksoi se janë identifikuar familje që harxhojnë deri në 5 mijë kilovator, ku mesatarisht një familje harxhon 500-600 kilovator.

Sipas ministres tha se në një moment të dytë, këta konsumatorë do të paguajnë me çmim më të rritur se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se për dikasterin e saj janë miratuar 5 VKM.

Në analizën që kemi bërë kemi dalë në disa skenar që mund të aplikohen. Ne do aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjarë. Do jetë fasha 700-800 po bëhen analizat e fundit. Kemi identifikuar që kemi konsumator familjar me 5 mijë kilovator në muaj. Nuk e justifikon fjalën familjarë por kjo është. Mund të kenë vila, pishina dhe kopshte që nuk fiken kurrë dritat. Do kenë një çmim më të lartë. Por jo me çmimin e tregut se nuk do e përballonin as ky lloji konusmatori.” tha Balluku.

Të Fundit