Një zonjë nga Korca, e cila është nusja e djalit e të ndjerës Qazibe Pajo, është drejtuar për një problem të pazakontë në redaksinë tonë. Vjehrra e saj ka ndërruar jetë para 18 vitesh. Por së fundi familjarët kanë mësuar, se e ndjera figuron e gjallë në Gjendjen Civile të Njësisë Miras Devoll. Zonja e ndjerë ka jetuar në fshatin Sul të Devollit. Asaj i ka kaluar pensioni, por nuk e dinë nëse është tërhequr nga dikush. Ne u drejtuam në gjendjen civile Miras në Devoll dhe pyetëm për zonjën. Atja na thanë se Qazibe Pajo rezulton e gjallë, dhe për ta cregjistruar mjafton një skedë vdekjeje nga mjeku i ambulancës.Në zyrat e sigurimeve Shoqërore të Bilishtit, punonjësit thonë, se pensioni është xhiruar, por nuk është tërhequr.Pa ardhur shkresë nga gjendja civile nuk mund të bëhet bllokimi i pensionit.
Sonte në mbrëmje luhet ndeshja finale e Konference lige-s, Roma- Feyenoord. Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me tension dhe trazira në Tiranën, vendin ku do të luhet kjo ndeshje.Lëndime fizike, sherre me karrike, e përleshje me policinë janë shënuar kryesisht nga tifozët holandezë. Por njeri prej tyra ka puthur në transmetim live gazetaren e Klan Neës, Glidona Daci, me ta cilën ka formuar edhe një zemër me duar.
Jemi në pikën e doganës Qafë-Thanë, për inspektorin fitosanitar Pandush Sinatka. Ky i fundit inspektor fitosanitar në AKU Korcë, në vitin 2019 është larguar nga puna për shkelje të rënda dhe në 2021-shin është rikthyer, edhe pse Gjykata Administrative e Korcës e ka rrëzuar kërkesën e tij, ndërsa në Apelin e Tiranës, cështja ende nuk është shqyrtuar. Vetë Pandushi pretendon, se është kthyer me kod pune.Ne u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të AKU Korcë, por na thanë, se Pandush Sinatka është marrë në punë nga drejtoria e përgjithshme.