E moshuara “gjallë” pas vdekjes, 18 vjet i xhiron pensioni

Një zonjë nga Korca, e cila është nusja e djalit e të ndjerës Qazibe Pajo, është drejtuar për një problem të pazakontë në redaksinë tonë. Vjehrra e saj ka ndërruar jetë para 18 vitesh. Por së fundi familjarët kanë mësuar, se e ndjera figuron e gjallë në Gjendjen Civile të Njësisë Miras Devoll. Zonja e ndjerë ka jetuar në fshatin Sul të Devollit. Asaj i ka kaluar pensioni, por nuk e dinë nëse është tërhequr nga dikush. Ne u drejtuam në gjendjen civile Miras në Devoll dhe pyetëm për zonjën. Atja na thanë se Qazibe Pajo rezulton e gjallë, dhe për ta cregjistruar mjafton një skedë vdekjeje nga mjeku i ambulancës.Në zyrat e sigurimeve Shoqërore të Bilishtit, punonjësit thonë, se pensioni është xhiruar, por nuk është tërhequr.Pa ardhur shkresë nga gjendja civile nuk mund të bëhet bllokimi i pensionit.

Të Fundit