Humbi zgjedhjet për drejtimin e PD, reagon Ibsen Elezi: Ditët më të mira nuk vijnë duke ndejtur në kafe

Pasi humbi zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur reagimi i parë dhe nga Ibsen Elezi.

Teksa falenderon të gjithë ata që e inkurajuan në këtë garë, Elezi ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja.

Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.

Postimi i Elezit:

Falenderim,

Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur.

Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan.

Së treti për stafin tim modest prej 4-personash, që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar, dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit.

Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.

Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt, dhe, apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së ketij vendi.

Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë.

Të Fundit