Belinda Balluku: Tuneli i Llogarasë, gati përpara afatit

“Do gjejmë zgjidhje për rritjen e çmimeve”

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pa nga afër punimet që po bëhen për tunelin e Llogarasë ku deri tani është hapur 1.8 kilometra nga të dyja anët.

E shoqëruar edhe nga kreu i ARRSH-së, Balluku u informua se deri tani punimet po ecin sipas të gjitha parashikimeve dhe se kompania që po e ndërton pritet të kryejë heqjen e plotë të inerteve që në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ministrja tha se qeveria është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje për rritjen e ndjeshme të çmimit të hekurit dhe çimentos pas luftës në Ukrainë.

Balluku tha se me këtë ritëm punimesh ky investim i rëndësishëm pritet të jetë gati para afatit 2-vjeçar që ka kompania për punimet.

Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra i gjatë dhe lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogarasë.

 

Të Fundit