Sot 17 Maji, është dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Në të gjithë botën, mbi 2 miliardë njerëz jetojnë në vende ku homoseksualiteti është i paligjshëm, ndërsa dënimi me vdekje mbahet si një dënim ligjor për marrëdhëniet të të njëjtit seks në 11 juridiksione.
Gjatë 10 viteve të fundit, bota ka parë shenja përparimi, megjithatë, diskriminimi dhe përjashtimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor vijon. Nivelet e dhunës ndaj personave LGBTI janë gjithashtu alarmante, edhe pse në masë të madhe të pa raportuara.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një paradë në kryeqytet ku do të valëvitet flamuri i këtij komunitetit.
Kjo ditë shërben për të kujtuar se në këtë botë secili duhet të jetë i lirë të jetë ai që është dhe ta dojë atë që zgjedh pa frikë.