Kryeprokurori Çela: 116 prokurorë më pak në sistemin e hetimit, për shkak të vettingut

“116 prokurorë mungesë në sistem për shkak të vakancave”. Kështu deklaroi Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Përgjatë vitit 2021, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 205, tregues që evidenton se 116 prokurorë i mungojnë prokurorive me juridiksion të përgjithshëm”, shpreh kryeprokurori.

“Gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas nivelit të prokurorive ka qenë: 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 110 prokurorë më pak për shkak të vakancave, 16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak për shkak të vakancave, dhe 9 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokuror më pak për shkak të vakancave. Krahasuar vetëm me vitin 2019 shifra në ulje në numrin faktik në total është përkatësisht prej 33,66 % e prokurorëve”, u shpreh ai më tej.

Gjatë vitit 2021, asnjë prokuror nuk u emërua në sistemin e drejtësisë. Shkak i kësaj situate u bëmungesa e vitit të tretë të magjistraturës, nga ku dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.

Vitin e kaluar nga sistemi i drejtësisë janë larguar 33 prokurorë pasi nuk kaluan procesin e vettingut. 

 

Të Fundit