Mbrëmjen e së dielës si pasojë e një defekti në ashensorin e Spitalit QSUT kanë mbetur të bllokuar barrelateristi dhe një paciente.
Të cilët kanë mbetur të lënduar dhe aktualisht, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Për ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat teknikun e ashensorit. Shoqërimi i tij, mësohet se është bërë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Nga ana tjetër, QSUT me anë të një reagimi ka pranuar ngjarjen dhe ka thënë se menjëherë, stafi mjekësor u ka dhënë ndihmën e parë të lënduarve.