“Me fat që jam i vaksinuar” Bill Gates infektohet me Covid-19

Bashkëthemeluesi dhe filantropisti i Microsoft, Bill Gates është infektuar me Covid-19.

Ai lajmin e ka dhënë përmes një postimi në llogarinë e tij Twitter, i cili ka shkruar se po përjeton simptoma të buta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar.

“Unë kam rezultuar pozitiv me COVID. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm”, ka shkruar Gates.

Ai ka shtuar se është me fat që është i vaksinuar.

“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe përforcuar, ku kam akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor”, ka shkruar Gates.

Gates tha se Fondacioni Bill & Melinda Gates do vazhdojë dhe se do bëjnë çdo gjë për sigurinë e njerëzve që të mos përballen me një tjetër pandemi.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që askush prej nesh të mos përballet më me një pandemi”, ka përfunduar miliarderi.

Të Fundit