Vetëvarje në litar dhe asfiksi. Kjo është ajo që ka ndodhur me 31-vjeçarin Ilvi Meta brenda komisariatit të Policisë Kavajë. Në dokumentin e mëposhtëm shënohet ora e vdekjes 18:50 e mbrëmjes së kaluar, vendi i vdekjes, dokumentuar si vetëvrasje si dhe firma e mjekut.
Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaruan se i riu ishte vetëvarur me lidhësen e kapuçit, ndërkohë që familjarët hedhin dyshime për dhunë nga policia.
Ilvi Meta ishte shoqëruar nga policia pasi gjykata kishte caktuar masën e arrestit me burg për të, për një vjedhje në një banesë.
Ai akuzohej për vjedhjen e një makine qepëse dhe makine pllakash nga një banesë në Kavajë në 2 prill.