Qytetarët protestuan, ARRSH: Rruga e Rinasit kthehet në gjendjen e mëparshme

Pas protestës së banorëve për katër ditë radhazi, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se Rruga e Rinasit do të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

ARRSH iu bën aple drejtuesve të mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Po ashtu, qytetarëve që udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, iu bëhet me dije se në këtë aks ka trafik dhe se duhet të përllogarisin oraret e udhëtimeve të tyre.

Njoftimi i ARRSH

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Të Fundit