Peticion online kundër Yuri Kim/ Reagon Balla: Turp! Ambasadorja më e mirë e SHBA në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Fieri ka folur për “sulmet” ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ai e quan të turpshëm peticionin e shpërndarë kundër ambasadores Kim dhe tha se ajo është një nga ambasadoret me të mira që SHBA ka pasur në Shqipëri.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Kam pasur mundësinë të lexoj nga ato paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit, ku shtoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar dhe natyrshëm edhe kundër pushtuesit ose kundër rrezikut anglo-amerikan. Pastaj e dini si i formonin sekretarët e byrosë këto historisë. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur SHBA në Shqipëri, zonjës Kim. Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha pasur në këto 30 vjet marrëdhënie të mira? Është një turp, unë e kam thënë dhe dua ta ripërsëris”,-tha Balla nga Fieri.

Të Fundit