Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.
Qindra qytetarë po firmosin një peticion për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj Yuri Kim.
As në Moskë nuk ka protesta kundër ambasadorit amerikan.
As në Hungari nuk ka peticion kundër ambasadorit të SHBA.
As në Kinë nuk ka një organizom kaq agresiv kundër diplomatëve amerikanë.
Vladimir Putin, Viktor Orban, Xi Jipning apo Kim Jong janë shumë të kujdeshëm në aksionet apo lëvizjet kundër ambasadorëve amerikanë.
Të katërt nuk krahasohen me agresivitetin e Sali Berishës dhe partisë së tij kundër Ambasadës së SHBA.
Po pse pikërisht tani ky sulm masiv për largimin e Yuri Kim kur dihet fare mirë që edhe sikur të largohet, ambasadori tjetër që do dekretohet nga presidenti Biden dhe sekretari Blinken do ketë të njëjtin qëndrim diplomatik sikurse Yuri Kim?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë.
Në kohën kur çdo shtet europian po largon diplomatët rus nga vendet e tyre, në Shqipëri dhe rajon bazat ruse janē vitalizuar dhe i kanë shpallur luftë diplomatëve amerikanë, duke kërkuar largimin e tyre.
Vetëm Tirana, Beogradi dhe Podgorica protestojnë kundër Amerikës si përpjekje e fundit e dëshpëruar që Ballkani mos të hyjë në BE dhe mos të futet në influencën amerikane në 100 vitet e ardhshme.
Pas mbylljes së Ambasadës amerikane në 1997 dhe avakuimit me helikopter nga stadiumi Qemal Stafa të gjithë personelit të Ambasadës, ky është sulmi dytë i mirorganizuar i Berishës kundër SHBA në 32 vitet e post komunizmit.
Peticioni kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, është qartazi aksion për të relativizuar dhe balancuar largimin e shumë diplomatëve rus nga Europa.
Sot unë jam ndjerë i turpruar që bashkëqytetarët e mi në Tiranë po nënshkruajnë kundër shtetit që i detyrohemi për pavarësinë e dy shtetve tona shqiptare në Ballkan.
Mos harroni pa SHBA, ne shqiptarët do ishim “një shprehje gjeografike pa kufi” siç na përkufizonte dikur Europa.
Ndjesë zonja Yuri Kim, por ata nuk janë Shqipëria, por partia…..