Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në qytetin e Lezhës. Një grua shtatzanë teksa po drejtonte makinën ka përplasur një vajzë 7 vjeçe. Ngjarja ndodhi në afërsi Varrezave të Dëshmorëve, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Sipas Klan News u transportuan në spital gruaja shtatzanë por edhe e mitura.
Fatmirësisht 7-vjeçarja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.