Pas publikimit të lajmit në median gjermane “Spiegel” për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama pasi gjatë një udhëtimi në bordin e avionit të Lufthansës ka refuzuar të vendosë maskën kundër Covid-19 ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë shqiptare, Endri Fuga.
Përmes një postimi në “Twitter”, Endri Fuga shkruan se bëhet fjalë për një lajm të vjetër dhe se ky incident nuk ka lidhje me maskën por me sjelljen e pahijshme të një prej anëtarëve të ekuipazhit, për të cilin kompania ajrore ka kerkuar edhe ndjesë.
Ndër të tjera Fuga ka publikuar edhe letrën ku kompania Lufthansa ka kërkuar ndjesë.
“Lajm i vjeter, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që ate ditë”-shkruan Fuga.