Në një shkrim të publikuar nga media prestigjioze Spiegel bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të Covid-19.
Sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi të vendoste maskën mbrojtëse kundër Covid përpara nisjes së një avioni nga Frankfurti në Detroit, saqë ekuipazhit të kabinës iu desh të thërriste kapitenin për ndihmë.
Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kryeministrin për të mbajtur maskë ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.
Vetëm pas një takimi me një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale, të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloren e parashikuar, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bord.
Linja ajrore më pas u detyrua që ta kalonte kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një tjetër avion për në SHBA.
Megjithë shkeljen, ndaj Ramës nuk u vendos gjobë nga autoritetet gjermane. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie.