Në 4 mars trasmetuam një rast tragjik në Elbasan, në lagjen Clirimi.Banorët thanë, se prej 8 vitesh, në katin e parë, banonte një person me prapambetje mendore, i cili mblidhte dhe mbante një qen, që shqetësonte banorët.Ata thanë, se kishin bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk kishte lëvizur. Ne komunikuam me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili tha, se nuk ishtë përgjegjësia e tij.Pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë.Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua, se personi në fjalë kishte ndërruar jetë, nuk dihet se kur.Pas transmetimit të kësaj tragjedie të paralajmëruar nga emisioni “Stop”, Prokuroria e Elbasanit bën me dije, se ka vlerësuar të regjistrojë kryesisht materialin kallzues për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për drejtuesin e Kujdesit Social në Bashkinë e Elbasanit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]