Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin reformën në drejtësi, në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.
Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shpërndan edhe raportin e vitit 2021 për të drejtat e njeriut në vendin tonë.
Teska i referohet këtij raporti, ambasada shprehet se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur dhe të lirë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme.Siç vërehet në raportin për Shqipërinë, të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
(1/3) ?? janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut ?https://t.co/D2LZ517CxU
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 13, 2022