Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS deklaroi ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të caktuar konsumatorëve.
Sipas tij, ata që harxhojnë shumë dhe janë më të pasur duhet që të paguajnë më shumë.
“Ndaj dhe së paku jo se do na zgjidhë problemin, por kemi nevojë më shumë se asnjë herë sot, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë sipas mundësive ne së shpejti do vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.
Nuk ka asgjë më normale e të natyrshme sa të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke te shtuar për shkak të faturës së energjisë.
5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund e nuk do vazhdojnë ti mbajmë me të njëjtën përkujdesje sic bëjmë për pensionistët”.