Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar tragjedinë e Otrantos të 28 marsit të 1997.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, presidenti Meta në 25 –vjetorin e tragjedisë përkujton jetët e humbura në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.
Statusi:
Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.
Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!