Kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve këtë të enjtë tre kuaj që po qëndrojnë poshtë kryeministrisë.
Sipas raportimeve në media mësohet se kuajt janë vendosur në kuadër të një ekspozite për COD që do të mbahet në orët e mbrëmjes, që parashikon shfaqje brenda kryeministrisë.
Qytetarët që kanë kaluar pranë kryeministrisë janë ndalur për t’i parë nga afër, për t’i fotografuar, dhe për t’i shpërndarë më pas në rrjetet sociale.