TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se nga nesër deputetët e PS do të jenë në terren bashkë me ministrat për të verifikuar masat e qeverisë për çështjen e çmimeve.

Mbledhja e grupit parlamentar kishte në fokus të vet çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative përkatëse. Aktet normative kanë fuqinë e ligjit dhe ato po zbatohen. Dhe deputetët e grupit parlamentar të PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme, me të gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marra nga qeveria përmes grupeve të verifikimit të kontrollit për verifikimin e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi. Dhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjithë territorin, në mënyrë që të gjitha masat të ndërmarra nga qeveria për të ndjekur efektin negativ të kësaj lufte që ndoshta ka prekur Ukrainën me fatalitetet dhe çdo lloj forme shkatërrimi, por që pasojat po ndihen në çdo cep të Europës dhe natyrshëm dhe në Shqipëri”, tha Balla.