Në datën 4 mars transmetuam një problematikë në lagjen Clirimi në Elbasan. Disa banorë të një pallati thanë, se prej gati 8 vitesh në katin e parë banonte një person me prapambetje mendore, i cili mblidhte mbeturina dhe kishte probleme me higjenën. Vec kësaj ai mbante edhe nje qen që shqetësonte banorët. Ata treguan, se kishin bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk kishte zgjidhur problemin. Ne komunikuam me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili e hoqi përgjegjësinë nga vetja.Por pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë.Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua se personi në fjalë kishte ndërruar jetë nuk dihet prej sa kohësh.Avokati Arben LLangozi shpjegon për “Stop” penalitetet, që rëndojnë nga ana ligjore. Ai shpjegon, se cdo familjar mund të bëjë kallzim për një fatkeqsi, dhe në këtë rast drejtuesit përballen me ligjin për pasojat, pasi nuk morën masa për të shmangur tragjedinë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]