Jemi në Durrës, pasi në datën 21 janar, në lagjen nr. 17 ka ndodhur një grabitje.Qytetarja me shtetësi italiane, tregon, se rreth orës 7 i kanë hyrë disa persona në shtëpi të maskuar, të cilët i kanë vjedhur kasafortën dhe florinj. Ata janë larguar, por i kanë kapur kamerat, pasi në një moment, dikujt i bie maska. Gruaja thotë, se kanë bërë kallzim dhe nuk është bërë asgjë dhe pse janë targat e makinave dhe fytyra është e identifikueshme.4 ditë më vonë, grabitësit u futën sërish në shtëpi, por këtë herë nuk gjetën gjë. Këtë herë policia i kishte akuzuar familjarët, se e kishin bërë vetë. Denoncuesja thotë, se ndjehen të rrezikuar.Në komisariatin e policisë i thonë, se materialet i kanë kaluar prokurorisë.Opgj, i cili ka marrë cështjen, nuk ka marrë as dëshminë për këtë ngjarje.
“Stop” ishte në Durrës, për të pyetur qytetarët e bregdetit, për disa shprehje që qarkullojnë për ta, si lango apo gango. Ku dallohen durrsakët e vërtetë dhe si peshkojnë ata, dikur peshk e tani partnerët. Gjalp, tlynë apo burro fresko? Cila është fjala që përdorin durrsakët e vjetër? Nuk mungon humori dhe batutat e qytetarëve në mikrofonin e Stop?
Pak javë më parë transmetuam rastin e vogëlushit 4 vjecar Meklin Abedini, i cili nëse nuk kryen disa ndërhyrje, mund të paralizohet përgjithmonë. Nëna e tij tregoi vuajtjet e djalit të vogël dhe gjithë familjes bashkë me të. Për shëndetin e Meklinit të vogël duheshin rreth 35 mijë euro, për ndërhyrjet dhe qelizat staminale. Pas apelit tonë, qytetarët mblodhën fondet përmes “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” dhe Meklini u nis drejt Turqisë për trajtim të specializuar.