Brenda 48 orësh qeveria do të publikojë planin e masave për të adresuar problemin e rritjes së çmimeve. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live në fascebook-un e tij teksa po u përgjigjej qytetarëve. Kryeministri sqaroi se sipas tij rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Për ta ilustruar këtë Rama mori shembull Serbinë, duke thënë se edhe pse s’i ka vënë sanksione Rusisë, çmimet i ka rritur.
“Brenda kësaj jave thashë që do kemi përballimet e kësaj situate. Se të thuash lufta s’ka lidhje me këtë rritje çmimesh në Shqipëri është pa lidhje. Sepse s’ka shpjegim tjetër se përse u rritën çmimet zgupthi. Disa thonë se unë nuk duhet ta çojë Shqipërinë në luftë. Ajo atje është lufta e shqiptarëve po ashtu. Rritja e çmimit të naftës gazit të miellit, nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve, sepse vjen për të gjitha vendet si ato që vunë sanksione dhe për ato që vunë sanksione. Edhe Serbia ka rritur çmimet edhe pse nuk vuri sanksione.
Nëse do ishte zgjidhja hiq taksën do prisnim të na e sugjeroni nga facebook, patjetër që jo do e kishim bërë me kohë. Sepse si rregull tregu i lirë si lëviz çmimet sipas urdhra të qeverisë. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paq. Brenda javës do u themi çfarë do të bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë. Kush thotë se këta janë në një botë tjetër flet përçart. Brenda javës dmth brenda 48 orësh do u themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë”.
Ky komunikim i Ramës në rrjete sociale përmes zyrës së tij erdhi ndërkohë që qytetarët po protestonin para kryeministrisë. Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë ushqimore, ka nxitur reagimin e qytetarëve të cilët kanë zhvilluar protesta në të gjithë vendin.