Lulzim Basha ka pranuar përgjegjësinë gjatë takimit me kryetarët e partisë në rrethe, por megjithatë në fjalën e tij nuk e ka lidhur këtë përgjegjësëi me dorëheqje.
Basha ka folur për ndryshime, ndërsa tha se duhet tejkaluar kulti i individit.
“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për t’u bërë gati për betejën e ardhshme”, është shprehur Basha në mbledhje