Hekurudha shqiptare bën me dije se që prej ditës së djeshme ka ndërprerë shërbimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale thuhet: “Për shkak të mungesës së karburantit, funksionimi hekurudhor është ndërprerë nga data 7.3.2022”.
Ndërkaq nuk mungojnë as reagimet, ku qytetarët shprehen përmes komenteve se shërbimi hekurudhor shqiptar nuk funksionon prej kohësh dhe tani u gjet si justifikim karburanti.
Ky vendim vjen në një kohë kur në Shqipëri është rritur ndjeshëm çmimi i hidrokarbureve dhe naftës në veçanti. Kujtojmë që po sot transporti publik nuk ka funksionuar me kapacitetin e plotë të autobusëve urbanë.
Unioni i Transportit paralajmëron se nëse vazhdon kjo situatë një alternativë është dyfishimi i çmimit të biletës deri në 80 lekë.